BLUETOOTH

“Shoqen time të ngushtë e vranë, pasi ishte vajza e një prokurori”/ Anila Hoxha tregon ngjarjet që lanë gjurmë në jetën e saj: Kushërira ime ishte e para që denoncoi rrëmbyesin e saj në Gjykatë

09:56 - 16.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha ka zbuluar detaje të pathënë nga jeta e saj të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e saj.




E ftuar në “E Diell”, ajo një ndër ngjarjet më të dhimbshme që tronditi jetën studentore të saj, ishte ekzekutimi i shoqes së saj më të mire. Bëhet fjalë për vrasjen e pazbardhur të Kozeta Hysenit, vajzës së një prokurori të Vlorës.

Po ashtu ajo tregoi edhe për rrëmbimin e kushërirës së saj në vitin 1997 në Vlorë. Ajo theksoi se personi që e rrëmbeu kushërirën e saj, kishte qëllime që të martohej metë, edhe pse ajo nuk pranoi por e denoncoi në polici dhe i shkoi deri në fund kësaj ngjarje.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Kemi një foton tënde 20-vjeç, kemi qejf ta shohim içik.

Anila Hoxha: Ahh, kjo është një surprizë e shoqeve të mia. Këto dy vajzat këtu janë Ivana që jeton në Angli dhe Suela në Amerikë. Janë larguar. Kjo është koha e universitetit.

Manushi: A ke kujtime të bukura nga koha e universitetit?

Hoxha: Kam sepse pas meje vjen vëllai im në shkollë të lartë dhe për prindrit e mi ka qenë shumë e vështirë të mbash dy fëmijë në shkollë. Në vitin e dytë kam marrë një çmim për letërsi në poezi, të rinjtë e Evropës Juglindore.

Pastaj në vitin e dytë të shkollës së lartë, vajza e një prokurori të Vlorës, Kozeta Hyseni, vritet. Një ngjarje kjo që nuk është zbardhur ende.

Unë them që ca gjëra janë të parashkruara, që ti do të ecësh në këtë trase dhe do të japësh këtë kontribut. Unë kam kaluar një histori, një gjurmë që themi ne shqiptarët, e cila tregon se kur duhet të ndjekësh një rrugë, jo vetëm pasioni dhe dëshira, por disa ngjarje të jetës ta caktojnë.

Manushi: Çfarë historie është kjo?

Hoxha: Kushërira ime rrëmbehet nga një person në 97’. Pas gjetjes nga policia, ai insistoi që të martohej me të. Domethënë këmbënguli dhe e mbajti dy ditë që ajo të martohej me të, por ajo nuk pranoi që të martohej, dhe në Gjykatë ajo tregoi se kush ishte ky personi. Ishte rasti i parë kur një femër shumë vitale dhe me shumë kurajo tregonte me gisht në sallën e gjyqit personin që e rrëmbeu. Ajo tregoi dhe i qëndroi deri në fund kësaj historie, edhe pse dikush i thoshte që martohu dhe kështu me radhë. Pati një ndikim të çuditshëm nga njerëzit të cilët u ndanë në disa pjesë, edhe pse ajo vetë i qëndroi deri në fund kësaj historie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.