Kryesore

Seria pa humbje e Shqipërisë/ Silvinjo kalon De Biazin dhe barazon Rejan, vihet në ndjekje të rekordit të Kuzhe

22:50 - 17.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e futbollit nën drejtimin e brazilianit Silvinjo po kalon një nga periudhat më të suksesshme të historisë së saj. Tekniku brazilian e nisi me një humbje ndaj Polonisë, por më pas kanë vijuar rezultate pozitive që po shtyjnë kuqezinjtë drejt Euro 2024.




Nuk janë pak, por 6 të tillë radhazi, me 5 fitore dhe 1 barazim, teksa duhet theksuar se vetëm një nga këto ndeshje ka qenë miqësore, pikërisht kjo e fundit ndaj Bullgarisë. Kësisoj, trajneri brazilian, në pak muaj ka kaluar rekordin e 5 ndeshjeve radhazi pa humbje të Xhani De Biazit, teksa ka arritur në kuotën 6 pikërisht italianin tjetër, Edi Reja. Ky i fundit, nga tetori 2020, deri në marsin 2021, nuk njohu asnjë humbje, i mposhtur më pas nga Anglia që ndali këtë seri pozitive.

Tashmë Silvinjo në nëntor ka mundësinë që të barazojë rekordin e ndeshjeve pa humbje të kuqezinjve. Ai i përket periudhës së të ndjerit Josip Kuzhe, i cili nga marsi i vitit 2010, deri në tetorin e atij viti regjistroi 8 sfida pa njohur disfatë, ku 5 ishin fitore e 3 barazime. Por duhet theksuar se nga ato, vetëm 3 sfidat e fundit ishin zyrtare, pasi 5 ndeshjet e para ishin të gjitha miqësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.