Speciale

Lagardere, kush është gjigandi francez që po vjen në Rinas

12:19 - 18.10.23 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me marrëveshjen që nënshkroi me Kastrati Group, gjigandi francez i dyqaneve Duty Free, i specializuar në shitjet e udhëtimit, në gjerat bazike, por dhe fashion e ushqim, e ka zgjeruar tanimë gjeografinë, duke futur edhe Shqipërinë në hartën e operimit.




Me eksperience 170 vjeçare, prezent ne aeroportet dhe stacionet hekurudhore më të medha të botës, tanimë Lagardere do të sjellë stilin dhe shijen e saj unike edhe në Aeroportin Nderkombëtar “Nene Tereza”.

Lagardere, pati vitin që kaloi një xhiro prej 5.2 miliardë dollare, në më shumë se 5 mijë njesi në gjithë planetin.

Me mijëra të punesuar, tani ky sherbim do të jete një mundesi me shume edhe për udhetarët në rritje që po vizitojnë Shqiperinë.

Marreveshja mes konglomeratit francez dhe kompanisë Kastrati Group, u nënshkrua dje në ambjentet e Aeroportot të Rinasit, nga Presidenti Shefqet Kastrati dhe përfaqësuesja e Lagardere.

E gjitha, në prani të kreut të Republikës së Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Kastrati Group me menaxhimin e Aeroportit të Rinasit po ja del të rrisë cilesinë nga viti në vit, duke ofruar më shumë mundesi për udhëtarët shqiptarë e të huaj, si dhe duke ulur kostot financiare për ta, dhe reduktuar kohen e shpenzuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.