Kronikë

U kap me 50 kg hashash, arrest me burg për 38-vjeçarin. Avokati kërkon analizën e ADN-së!

16:11 - 26.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 38-vjeçarin Petrit Dyli, i cili u arrestua 3 ditë më parë, të cilit iu gjet në banesë rreth 50 kg hashash dhe 240 rrënjë kanabis.




Ndërkohë, avokati i 38-vjeçarit Dyli, pretendon se ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar edhe analizën e ADN-së

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pobrat në Dimal dhe 240 rrënjë canabis, të mbjella në një parcelë afër banesës.

Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit Dyli ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij. Fillimisht pretendimet e avokatit ditën e arrestimit që klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë rënë poshtë, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të mjekëve ekspertë.

Pasi ka dëgjuar prokuroren Albjona Papajani dhe avokatin mbrojtës, gjyqtarja Klejda Çapja ka vendosur për 38-vjeçarin Petrit Dyli masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditë, deri në pritjen e aktit të analizave të ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” që u zhvillua të Shtunën, është shpallur në kërkim edhe vëllai i 38-vjeçarit,Armando Dyli, 40-vjeç.Gjatë këtij aksioni, në banesën e vëllezërve Dyli, që ndodhej në anë të aksit nacional Dimal-Fier u gjetën edhe disa ambjente të përshtatura për tharjen e lëndës narkotike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.