Kryesore

Maradona do të festonte 63-vjetorin e lindjes, klubi i Napolit: Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm

13:50 - 30.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli argjentinas, Diego Armando Maradona do të festonte sot 63 vjetorin e lindjes. Këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar dhe klubi i Napolit përmes një postimi në rrjetet sociale.




“Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”, shkruhet nw Twitter.

Dje para fillimit të ndeshjes kundër Milanit, folësi i stadiumit kujtoi “Pibe de oro”: “Nesër do të kishe ditëlindjen dhe ne do të dëshironim të të kishim këtu midis nesh. Gëzuar ditëlindjen Diego”.

Një fotomontazh i Maradonës duke qëndruar në majë të një mali, përtej reve, u projektua në ekranet gjigante dhe i gjithë stadiumi këndoi për nder të tij.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.