AKTUALITET

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara”- Vuçiç: Fahri Musliu s’është babai im

10:18 - 31.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte i ftuar të dielën në TV Prva, ku iu përgjigj kritikave të shumta mediatike, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij opozitarë.




Ai u ndal tek aludimet e qarkulluara në media se babai i tij është gazetari Fahri Musliu, për shkak të ngjashmërisë fizike që kanë, por dhe faktit se e ëma e presidentit serb ka qenë kolege me Musliun.

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiç, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiç, transmeton Slobodna Bosna.

Musliu, në një reagim për mediat serbe tha se nuk dëshiron të komentojë faktin që Vuçiç e ka përmendur, pasi nuk dëshiron të merret me shpifje.

“Lërini serbët dhe shqiptarët të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët e të tjerëve”, ka thënë Musliu për Danas.

Siç shton ai, “është e trishtueshme kur politikanët dhe gazetarët merren me trillime dhe shpifje për hir të ndonjë interesi dhe pafuqie personale, të pistë, pa menduar se po u shkaktojnë fyerje dhe dhimbje mendore personave të tjerë të përmendur”, thekson Musliu.

Dikur, pas raportimeve në media se ai ishte babai biologjik i Aleksandar Vuçiçit, Fahri Musliu e mohoi këtë.

“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiçin. Nëna e tij ishte një kolege e imja, por nuk kishim asgjë më shumë se fakti që punonim bashkë dhe ishim kolegë. Deklaratat e tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë më herët Musliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.