AKTUALITET

Akuzat për mashtrim/ Donald Trump Jr. do të dëshmojë në gjyqin kundër babait të tij

21:22 - 01.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i madh i Donald Trump, Don Jr, do të dëshmojë në gjyqin për mashtrim civil kundër familjes dhe biznesit të tyre.




Donald Trump Jr. është emëruar si i pandehur në padinë prej 250 milionë dollarësh të ngritur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut kundër ish-presidentit, kompanisë së tij dhe disa drejtuesve, përfshirë tre nga fëmijët e tij të rritur.

Gjyqi fokusohet në gjashtë pretendime tjera të bëra në padi, përfshirë falsifikimin e regjistrave biznesorë, mashtrime me sigurime dhe komplot.

Të pandehurit i kanë hedhur poshtë pretendimet ndaj tyre

Ky rasti civil është dërguar në gjykatë kundër ish-presidentit Trump nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila është demokrate.

James kërkon 250 milionë dollarë si gjobë për Trumpin dhe kufizime të ashpra në bizneset e tij.

Trump, i cili është në krye të garës për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka hedhur poshtë pretendimet, dhe rastin e ka cilësuar si të motivuar politikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.