AKTUALITET

Kaosi në Konferencën e Kryetarëve, Spiropali-Opozitës: Dera ku kanë thirrur për t’u përgjigjur të parin tuaj, as hapet e as mbyllet prej nesh

20:43 - 01.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjete sociale lidhur me kaosin e përsëritur të grupit të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve dhe në komisione parlamentare.




Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali tha se “sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare”.

“Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk jua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, tha Spiropali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.