LAJMI I FUNDIT

U kap në flagrancë nga trajneri, ish-kampioni i Serisë A pezullohet për shkak të një hamburgeri

20:43 - 01.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një hamburger i porositur në hotel, teksa qëndronte i grumbulluar me skuadrën, i kushtoi shtrenjtë ish-kampionit të Serisë A me Napolin, Tanguj Ndombele.  




26-vjeçari gjatë verës nisi një tjetër huazim, duke u transferua tek Gallatasarai. Mesfushori francez, pjesë e Totenhamit deri në 2025, zgjodhi të vijonte karrierën te skuadra kampione e Truqisë, por gjërat nuk janë duke shkuar mirë.  

Për shkak të kequshqyerjes, Ndombele është mbipeshë dhe deri tani numëron 7 ndeshje, nga të cilat vetëm një si titullar. 

Pas takimit të Champions-it ndaj Bajernit, Ndombele porositi një hamburger në hotel, teksa u kap në “flagrancë” nga tekniku Okan Buruk.  

Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin. Deri në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike. Gjasat janë të mëdha që francezi të largohet në merkaton e janarit nga kampionët e Turqisë.  

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.