AKTUALITET

Zbardhet propozimi i Ramës për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë! 3 prioritetet e draftstatutit: 2 vitet e para e mbikëqyr BE

19:55 - 01.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet draftstatuti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për një marrëveshje Kosovë-Serbi.




Drafti i bërë publik nga Tv Klan, i referohet dokumentit dhe që më 7 qershor iu dërgua presidenti francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, ka 3 objektiva kryesore. Ai synon implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe Mbrojtjen e dyfishtë.

Në propozimin e tij, Rama thekson se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, ndërsa asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.

Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Rama parashikon një strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave”.

Sa u përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, Rama sugjeron që kjo bashkësi të mos zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë.

Po ashtu, sipas tij, dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga BE.

Struktura e re që sugjeron kryeministri Rama është që bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA, ndërsa pavarësisht kundërshtive fillestare, edhe Kosova edhe Serbia e kanë cilësuar si një bazë të mirë për normalizimin e marrëdhënieve.

Më 8 qershor, kryeministri Rama bëri të ditur se u ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Po ashtu, më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Neni 7 i kësaj marrëveshjeje kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Është gënjeshtër e kulluar e Edi Ramës, krejt tjetër draft është për të cilin është dakorduar Albini! Drafi i Ramës është i Batinit dhe Vuçiçit…! Jemi gjallë dhe do të bindeni!

    Përgjigju ↓
  2. Është gënjeshtër e kulluar e Edi Ramës, krejt tjetër draft është për të cilin është dakorduar Albini! Drafti i Ramës është i Batonit dhe Vuçiçit…! Jemi gjallë dhe do të bindeni!

    Përgjigju ↓