Kryesore

La Spanjën për kuqezinjtë, prestigjiozja “AS” për mbrojtësin e Kombëtares: Në Shqipëri ka 4 mijë, këtu vetëm…

11:31 - 09.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prestigjiozja spanjolle “AS”, në një artikull përpara grumbullimit të kombëtareve, foli për lojtarët që hoqën dorë nga Spanja, për të luajtur me shtetin e tyre të origjinës.




“Futbollistët spanjollë që zgjodhën të luanin për një tjetër ekip”, ishte titulli i artikullit, ku mes emrave të njohur si Hakimi, Rafinja apo dhe Garnaço, ishte dhe ai i Ivan Balliut.

“Në Shqipëri ka më shumë se 4 mijë Balliu, por në Rajo është vetëm një. Ivan Balliu Kampenj debutoi me skuadrën e parë të Shqipërisë në vitin 2017, falë mbiemrit të tij, që i dha prova Federatës Shqiptare të Futbollit se kishin të bënin me një lojtar që rrënjët i kishte nga atje.

Edhe pse ka luajtur për kombëtaren u-17 të Spanjës, kur ai u rrit në karrierë dhe nuk shpërtheu në elitë, të luante për “La Roja”-n u bë më e vështirë seç pritej. Kështu që mbrojtësi i djathtë i Vajekanos, i formuar në “La Masia”, pranoi që të luante me Kombëtaren shqiptare të futbollit”, ishte komenti i “AS” për 31-vjeçarin.

Gjithashtu në artikull kishte emra të tjerë të njohur nga ata që u përmendën më sipër si Keita Balde dhe Injaki Uilliams.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.