Kryesore

Paraqitja mbresëlënëse e Asllanit, Inzagi i thur elozhe talentit shqiptar: Sa herë është futur ka bërë shumë mirë, doja ta aktivizoja titullar…

08:15 - 09.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristjan Asllani regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse me fanellën e Interit. Edhe pse u fut nga stoli në minutën e 61-të, talenti shqiptar, e kapi shumë shpejt ritmin e lojës, duke i dhënë një marsh më shumë në mesfushë skuadrës zikaltër, e cila në minutën e 85-të, gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që shqiptari regjistroi edhe një shans të artë në minutën e 77-të, ku i shkoi shumë pranë realizimit të një eurogoli.




Asllani duket se po fiton nga ndeshja në ndeshje simpatinë e trajnerit Inzagi, i cili në prononcimin pas duelit me Salcburg, nuk i kurseu vlerësimet pozitive për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. 

inzaghi

“Asllani bëri shumë mirë! Për të disatën herë, ai është futur nga stoli dhe ka bërë shumë mirë, aq mirë sa sot doja ta aktivizoja nga minuta e parë. Ai po përmirësohet ndeshje pas ndeshje. Sot është hera e disatë që ai futet kaq mirë dhe nuk është e lehtë të hysh në të tilla ndeshje”, u shpreh Inzagi pas ndeshjes. 

PANORAMASPORT.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.