BLUETOOTH

“Qava sot”- Turjan Hysko i prekur nga ngjarja e dhunës së 3-vjeçares: Atara për pak muaj mbush 3 vjeç, nuk di se çfarë duhet të bëj…

13:21 - 09.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e një kopshti në Tiranë, ku edukatorja dhunoi barbarisht 3-vjeçaren saqë i theu edhe këmbët, kanë reaguar shumë personazhe të njohura shqiptare.




Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Turjan Hysko, i cili përmes një postimi në InstaStory, e ka krahasuar të miturën me vajzën e tij, Atara duke treguar se iu kanë mbushur sytë me lot nga kjo ngjarje dhe nuk di si të veprojë si baba, si burrë, si qytetar dhe si person publik.

“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi ‘stop’ për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”– ka shkruar Turi.

Kujtojmë që këngëtari së bashku me Orinda Hutën janë prindër të një vajze 2 vjeçare, Atara, dhe mesa duket kjo ngjarje i ka prekur shumë dyshen.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.