Kryesore

Arti në zi/ Ndahet nga jeta producenti i njohur

11:30 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Producenti i njohur Kevin Turen ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.




Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë djali i tij, Edward Turen gjatë një deklarate për “Deadline”.

 

 

“Kevin ishte kaq i veçantë, kjo botë do të jetë më kot pa të”– tha ai duke mos treguar shkakun e vdekjes së të atit.

Jay Penske, CEO një mik i ngushtë i Turen teksa i shprehu ngushëllimet familjes ai i ka prekur të gjithë me fjalët për producentin.

Arritjet e tij të shumta në Hollyëood, pasioni më i madh i Kevinit ishin familja dhe miqtë e tij. Ai ishte shumë krenar për fëmijët e tij. Ai dhe gruaja e tij, Evelina, ishin të vendosur që fëmijët e tyre të rriteshin me vlera të mëdha dhe u siguruan që të bënin një ndryshim në botë. Zemra jonë thyhet për ta dhe ne të gjithë ndjejmë një humbje kaq të madhe. Do të na mungojë kaq shumë Kevini dhe ky vend humbi një nga yjet e tij më të ndritshëm në rritje sot” tha miku i producentit.

 

 

I lindur në Manhatan, Turen ka studiuar në Universitetin e Kolumbias përpara se të fillonte karrierën e tij.

Ai bëri debutimin e tij si producent në filmin e vitit 2005 “Wassup Rockers” nga regjisori Larry Clark.

Turen do vazhdonte të prodhonte një sërë filmash artistikë duke përfshirë këtu “Operacionin Endgame”, i Sam Levinson.

Kevin u bë i njohur në filmat “Arbitrage” me Richard Gere, “All Is Lost” me Robert Redford dhe dy të tjerë me Levinson, “Assassination Nation” dhe “Malcolm & Marie”, ndërsa së fundmi prodhoi “The Unbearable Weight of Massive Talent”, “Mia Goth’s X and Pearl” dhe “Euphoria and The Idol” nga HBO.

Turen, ka lënë pas gruan e tij 11-vjeçare Evelina dhe fëmijët e tyre.

Turen, who is said to have had a photographic memory and could remember every frame of film he's ever watched, is survived by his wife of 11 years Evelina and their children. The pair are pictured here in 2018


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.