AKTUALITET

Në Moldavi gjykon një njohje e vjetër nga Skocia, e ka arbitruar Shqipërinë edhe në Europianin e Francës në 2016-ën

17:24 - 14.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moldavi-Shqipëri, ndeshja e parafundit për kuqezinjtë në Grupin E , për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” do të luhet më 17 nëntor, ora 18:00 në stadiumin “Zimbru” të Kishinaut. UEFA ka caktuar gjyqtarë me përvojë për këtë takim deciziv, ku padyshim të besuarve të trajnerit Silvinjo u mjafton edhe një pikë për të realizuar ëndrrën europiane.




Në këtë takim drejtësinë do ta vendosë një njohje e vjetër për Kombëtaren shqiptare, pikërisht bëhet fjalë për 44-vjeçarin nga Skocia Uilliam Kollum. Asistenët të tij janë Deivid MkGeçi dhe Frensis Konir. Gjyqtarë i katër është Kevin Klansej, që të tre, ashtu si gjyqtari kryesor, vijnë nga Skocia.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt për gjyqtarin skocez Uilliam Kollum që do të arbitrojë Shqipërinë. Pra bëhet fjalë për një njohje të vjetër, i cili na ka gjykuar edhe në ë Euro 2016. Bëhet fjalë për ndeshjen e 15 qershorit të 2016-ës, Francë-Shqipëri 2-0, ku golat për francezët u shënuan nga Grizman në minutën e 90-të dhe Pajet  në minutën e 96-të.

Më herët skocezi na ka gjykuar edhe në dy ndeshje të tjera, që kanë dalë barazim. Për herë të parë Uillim Kollum ka gjykuar Shqipërinë më më 7 qershor 2013, ku në “Qemal Stafa” kemi barazuar në shifrat 1-1 me Norvegjinë dhe golin për Kombëtaren e shënoi Valdet Rama në minutën e 41-të. Ndërsa hera e dytë ka qenë më 4 shtator 2015, pikërisht në takimin Danimarkë-Shqipëri 0-0. Nisur nga e shkuara, duket se skocezi Kollum i sjell fat Shqipërisë në ndeshjet eliminatore në grup dhe nëse vazhdon tradita, Shqipërisë i mjafton edhe barazimi në Moldavi për të siguruar parakohe kualifikimin në “Gjermani 2024”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.