BLUETOOTH

I zë vendin Arbana Osmanit, moderatorja e njohur shqiptare merr drejtimin e “Big Brother Vip 3”?

13:51 - 14.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”.




Megjithëse akoma nuk dihet nëse këto lajme janë të vërteta apo jo, një ndër emrat që po diskutohet se do ta prezantojë këtë reality show është Bora Zemani, e cila aktualisht është moderatorja e “Dancing With The Stars”.

Së fundmi gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Bora është pyetur nëse do moderojë “BBV”, ndërsa ajo ka vendosur që mos të tregojë shumë detaje duke i bërë akoma më konfuz publikun.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Ti je një ndër emrat që po përflitesh për ‘Big Brother Vip’…

Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

Gazetari: Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje.

Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë.

Gazetari: Le ta vendosë publiku.

Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.