Kryesore

Fabricio Romano zbulon prapaskenën e bujshme me Asllanin: Interi ishte përgatitur ta largonte në janar

07:16 - 15.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fati i Kristjan Asllanit ka ndryshuar në katër javë. Aq iu deshën mesfushorit të Kombëtares shqiptare, që të bindte Interin që të mos hiqte dorë prej tij dhe t’i jepte mundësinë që të vazhdonte të vishte fanellan zikaltër.




Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ka zbuluar se në fakt Interi kishte një ide tjetër për mesfushorin shqiptar.

 

 

“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij”, tha eksperti i merkatos, duke bërë të qartë se tani Asllani mund të ishte pak më i qetë.

Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salcburgut ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzagi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin  i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.