AKTUALITET

Myrto Uzuni bën rrëfimin prekës nga Spanja: Qaja në dhomë dhe banjë, mblidhja ullinj dhe pastroja garazhe

16:37 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asgjë nuk vjen rastësisht dhe askush nuk të ofron gjë në jetë pa u përpjekur. Shembulli konkret i forcës së dëshirës dhe karakterit vjen nga Myrto Uzuni, që tanimë në moshën 27-vjeçare është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe luan në një nga ligat më të forta në Evropë, në La Liga me Granadan.




Në një bisedë për medien spanjolle “Panenka”, beratasi tregon sesi kaluan kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale dhe vuajtjet në vegjëli dhe adoleshencë, duke ndaluar edhe stërvitjen.

‘Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim dritat, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë ndalova edhe stërvitjen”, tha fillimisht beratasi.

Më pas sulmuesi anësor flet edhe për vuajtjet në vetmi, të qarat në dhomë dhe punët e rënda që ka bërë për t’i mbijetuar.

“Shumë net kam qarë në dhomën time, vetëm, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq. Kjo më bëri më të fortë. Kam punuar si kamarier, duke larë enët, në ullinj, duke pastruar shtëpi, garazhe…të gjithë në të zezë”, tha Uzuni.

Në të shumtën e rasteve, shkëlqimi ka shumë sakrifica nga pas dhe Uzuni është mishërimi i uljes së kokës dhe arritjes së objektivave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.