AKTUALITET

“Nga hunda po i dilte lëng kafe”/ Tronditëse dëshmitë e shpëtimtarëve të 16-vjeçares që humbi jetën nga droga!

16:21 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmitë e reja tronditëse nga çështja e ngritur ndaj të pandehurve për vdekjen e 16-vjeçares nga mbidoza  e drogës, publikohen nga media greke protothema.gr. E frikshme është dëshmia e shpëtimtarit të EKAV-it, i cili hyri në banesën e Bajronës për ta marrë dhe dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq, dhe trupi i saj në gjendje të mjerueshme.




Ekipet e shpëtimit të EKAV kanë marrë një sinjal nga qendra në orën 12:26 të datës 6 nëntor “për të fikët dhe gjakrrjedhje hundësh” në një apartament në rrugën Eptalofou në Bajron. Ata arritën në banesë 18 minuta më vonë. Imazhi i parë që panë ishte 16-vjeçarja e ulur në divan në gjendje gjysmë të përhumbur. Ajo po merrte frymë rëndë dhe kishte lëng kafe që i dilte nga hunda, i thanë ata më vonë policisë. Ekipet e shpëtimit konstatuan se vajza e mitur kishte tension të ulët, kontraktime të shtuara dhe presion të ulët të gjakut.

“Yeyo” ka qenë i pranishëm në banesë dhe është larguar para se të mbërrinin shpëtimtarët

Bëhet e ditur se telefonata në EKAV është bërë nga një prej tre personave që e kanë furnizuar me lëndë narkotike, sipas dëshmisë së shokut, i cili ndodhej në banesën e Bajronit. Në treg ai njihet me pseudonimin “YEYO” që në zhargonin amerikan do të thotë kokainë. Sipas dëshmisë së nënës së të dashurit të 16-vjeçares, e cila ka qenë edhe e pranishme në banesë deri në një kohë të caktuar, “Yeyo” merret me drogën së bashku me dy persona të tjerë, “Lori” dhe “Andrikos”.

Por kur shpëtimtarët hynë në banesë, “Yeyo” ishte zhdukur. Aty janë takuar vetëm me shokun e 16-vjeçares e cila sipas dëshmive të tyre ishte në gjendje gjumi dhe paniku, me sa duket nga përdorimi i drogës.

Ekipet e shpëtimit të EKAV-it e kanë transportuar vajzën e mitur në Urgjencën e klinikës së kardiologjisë. Kur kanë mbërritur në Spitalin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq, rreth orës 01:30 të pasdites, 16-vjeçarja “ka mbërritur në arrest kardiorespirator, ishte e mpirë, apneike dhe pa puls”. Ata vazhduan me CPR dhe kështu arritën ta kthenin atë. Por gjendja e saj u cilësua si shumë kritike dhe kështu e transferuan në terapi intensive, ku edhe përfundoi sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.