LAJMI I FUNDIT

Vakti më i rëndësishëm i ditës, sa i nevojshëm është konsumimi i një mëngjesi të bollshëm!

08:05 - 25.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon në mendje, kur jemi duke u përpjekur të arrijmë synimet tona shëndetësore dhe dietike. Gjithsesi, nëse ajo ndodh në kohën e duhur, na sjell vërtet dobi në shumë mënyra. Në këtë rast, koha e duhur është mëngjesi, kur sapo jemi zgjuar pas një gjumi të mirë gjatë natës.




Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ajo që hamë dhe pimë pas zgjimit ng gjumi, është e vërtetuar se ndikon ndjeshëm në performancën tonë, gjendjen shpirtërore dhe energjinë që kemi gjatë ditës. Studimet e fundit nga Shoqata e Endokrinologëve, tregojnë se mëngjesi luan një rol edhe më të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm, nga sa mendohej më parë.

Sipas studimit të ri të publikuar në ?The Journal of Clinic Endocrinology & Metabolism?, një mëngjes i bollshëm djeg 2 herë më shumë kalori, në krahasim me një darkë më të bollshme. Gjithashtu, ai e zbeh dëshirën për ëmbëlsira, dhe sjell nivele më të shëndetshme të sheqerit në gjak dhe insulinës gjatë ditës, duke dëshmuar në thelb se ajo çfarë hamë dhe kur hamë, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

 

Studiuesit analizuan 16 burra, që alternonin një darkë me kalori të ulëta, dhe një darkë me kalori të larta dhe anasjelltas gjatë 3 ditëve. Gjatë studimit, u regjistrua uria e përgjithshme e pjesëmarrësve në studim, niveli i glukozës në gjak dhe dëshirat për ëmbëlsira, si dhe termogjeneza e tyre e nxitur nga dieta e tyre ushqimore, që mat se sa mirë e tret organizmi ushqimin.

Studiuesit zbuluan se DIT i pjesëmarrësve, ishte 2.5 herë më i lartë pas mëngjesit përkundrejt pas darkës, duke treguar që metabolizmi është më aktiv pas ngrënies së një vakti të bollshëm në mëngjes. Për më tepër, konsumimi i një mëngjesi me kalori të lartë, ishte i lidhur me një rënie të urisë dhe dëshirës për ëmbëlsira, duke zvogëluar mundësinë e ngrënies së një mes-vakti çdo ditë, dhe ulur ndërkohë nivelin e insulinës dhe sheqerit në gjak, gjë që sjell uljen e rrezikut nga diabeti.

Kapërcimi i vaktit të mëngjesit, është një praktikë e zakonshme tek ata që shpresojnë të humbin në peshë. Por studimet kanë treguar që ngrënia më pak në mëngjesit, sjell ngrënie në vakte të vogla gjatë ditës duke çuar në një mbingrënie, dhe duke minuar objektivin e rënies në peshë.

Endokrinologia Minisha Sud, thotë se ka njerëz që anashkalojnë kohën vaktin e mëngjesit, në një përpjekje për të kontrolluar marrjen e kalorive gjtë një dite. ?Por kjo praktikë është kundër ritmeve tona normale cirkadiane, dhe për ata që kanë shumë uri në mëngjes, ajo mund të çojë në teprime, kur agjërimi ?prishet? në vaktin e mesditës. Ajo mund të çojë ndërkohë në mbingrënie gjatë darkës?- thotë ajo.

Sipas Sud, ne jemi më të ndjeshëm ndaj insulinës në mëngjes, gjë që do të thotë se duhet më pak insulinë, për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies. ?Ne jemi më efiçentë në metabolizëm në orët e mëngjesit, dhe më të ndjeshëm ndaj insulinës në pjesën e parë të ditës. Prandaj ka kuptim që termogjeneza jonë, e shkaktuar nga dieta dhe metabolizmi i përgjithshëm, është më efektiv në fillim të ditës?- vijon më tek ekspertja.

Ndërkohë dr. Xhon Morton, shefi i departamentit të në Universitetin e Mjekësisë në Jeil, rekomandon konsumimin e vakteve më të mëdha në fillim të ditës, sidomos nëse po përpiqeni të bini në peshën trupore. Kjo për shkak se studimi tregoi se niveli ynë metabolik, ngadalësohet gjatë natës.

Ndërkohë, është më mirë të hani një mëngjes të mirë-ekuilibruar (p.sh me fruta, vezë, bollgur, kos), dhe të shmangni ushqimet e përpunuara si brumërat dhe drithërat me sheqer, të cilat thjekson ai përthithen shpejt dhe shkaktojnë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.