AKTUALITET

Vuçiç: Serbia nuk do të pranojë njohjen e Kosovës pavarësisht presionit ndërkombëtar

15:24 - 26.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i prerë se nuk do të firmosë kurrë njohjen e Kososvës si shtet i pavarur, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve.




Gjatë një deklarate për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se “Serbinë e presin javë e muaj të vështirë”, për shkak se nuk do të pranojë kategorikisht propozimin e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj, dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”,- ka deklaruar Vuçiç.

Ndër të tjera, ai deklaroi Serbia “vazhdimisht ballafaqohet me standarde të dyfishta dhe hipokrizi”.

Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së. më 26 tetor – mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.