Kryesore

“Humbje e madhe për artin”/ Bujar Kapexhiu flet për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Kishte talent, por i besonte vetëm punës

15:32 - 05.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu i ftuar në studion e News24 ka folur për figurën e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili sot u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.




Ai u shpreh se largimi i tij nga jeta është është një humbje e madhe për të gjithë dhe për artin shqiptar, pasi sipas tij ai ishte një ndër aktorët më të talentuar të kombit.

Kapexhiu kujtoi figurën e Kabashit duke thënë se ky i fundit ishte i çuditshëm sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte emocion dhe përkushtim ndryshe nga aktorë të tjerë.

Ai tha më tej se kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por shtonte edhe gjëra të reja.

 

 

“Ikja e Mirushit është një humbje e madhe për të gjithë, por edhe për artin shqiptar pasi ishte një ndër aktorët më të talentuar të këtij kombi. Iku, por la shumë. Në thesarin e artit shqiptar ka lënë shumë dhe jeta e tij artistike është shkollë për të gjithë.

Mirushi ishte i çuditshëm, ishte krejt i veçantë sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte një emocion dhe përkushtim. Mënyra se si punonte, ishte e jashtëzakonshme. Ishte e rrallë me aktorët e tjerë. Ai vërtet ishte i talentuar, por i besonte punës dhe jo talentit.

Kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë, jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por edhe gjëra të reja. Ai kishte me shumë fisnikëri dhe dashamirësi vërejtje, pra punonte jo vetëm për vete, por shtonte  edhe për të tjerët me të cilët punonte.

Ai ishte i vështirë për regjisorët, pasi si ishte në një dubël nuk ishte në një tjetër. Improvizonte gjëra shumë të bukura, saqë regjisori e kishte të vështirë kë të zgjidhte. Ai përpunonte tekstin e autorit në mënyrë të përkryer. Me Mirushin ishte e vështirë të bëje shaka, edhe kur ishte problemi për të qeshur ai e bënte kaq seriozisht sa ta impononte punën dhe seriozitetin” u shpreh Kapexhiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.