Kryesore

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Kryeparlamentarja Nikolla: U dha jetë veprave nga vendi dhe arti botëror

10:20 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Mirush Kabashi.




Nikolla shkruan se pavarësisht humbjes së tij, shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij, ndërsa shton se “me krijimtarinë e tij u dha jetë veprave të mëdha artistike nga vendi dhe arti botëror”

“Na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë”, shkruan më tej, Nikolla.

Mesazhi i Lindita Nikollës:

Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për vepren dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Me talentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.