Kryesore

“Pikëllim i madh”- Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Mirush Kabashit: Një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar

10:49 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 75-vjeçare të aktorit të njohur Mirush Kabashi.




Në një reagim në rrjetet sociale Meta shkruan se Mirush Kabashi ishte një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Ndër të tjera ai thekson se interpretimet emocionuese të tij, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike, do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen”, shkuan Meta.

Mirush Kabashi u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor). Lajmi i trishtë u dha nga familjarët, në faqen zyrtare në Facebook të artistit të ndjerë.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, shkruhet në postimin në rrjetin social


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.