Kryesore

“U shndërrua në një ikonë”- Bujar Asqeriu flet për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror

11:27 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Bujar Asqeriu ka folur sot për ndarjen nga jeta të të kolegut të tij, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, ku dhe ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve.




Në një intervistë për News24, ai ka treguar periudhën kur është njohur me Kabashin, ku tha se kishte një impenjim të jashtëzakonshme para publikut dhe mikrofonit, papritur ai kthehej në një magjistar.

Ndër të tjera, ai tha se Mirush Kabashi tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror.

“Të gjithë u hidhëruam nga lajmi shumë i trishtë i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit. Aktor i rrallë tragji-komik. Ai u shndërruar në një ikonë. Kabashi donte të vinte vulën me figurën e paharruar të “Sokrati”” u shpreh ai.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe momentet kur e ka njohur Kabashin në vitin 1979, gjatë xhirimeve të filmit “Radio Stacioni”.

“Kabashin e kam njohur herët, kam luajtur në kinema edhe teatër. Vitet e fundit jem i shoqëruar shumë se merrnin pjesë në evente të poezisë. Ai në poezi ishte mbret. Me tepër me bënte përshtypje, ai kudo që shkonte merrte fleshin për të vendosur muzikë. Ai padashur kthehej në një magjistar.

Unë e kam njohur që në 79. Në 79 luaja filimin “Radiostacioni” dhe Mirushi aty luajte rolin e një punonjësi të “Radiostacionit”. Unë aty e pash dhe kuptova se kush ishte Mirush Kabashi.

Mirushi na bëri krenar edhe në botë me figurën e “Sokratit”, tregoi se Shqipëria ka aktorë të nivelit botëror. Ka fituar çmime kudo që ka qenë” tha aktori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.