Kronikë

EMRI/ Përndoqi, dhunoi dhe kanosi ish të dashurën që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij, arrestohet 33-vjeçari

09:41 - 06.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 33-vjeçar, i identifikuar si Ermal Cano, është vënë në pranga nga policia, pasi përndoqi për disa muaj ish-të dashurën e tij.




Policia bën me dije 24-vjeçarja ka kallëzuar në polici se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Njoftimi i policisë

Përndoqi për disa muaj një shtetase, ushtroi dhunë ndaj saj dhe e kanosi që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E.C., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.