Kronikë

EMRI+ FOTO/ Ekzekutoi Elton Javorin në Fier, ja kush është autori i dyshuar

13:32 - 07.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Personi që shihni në foto është Agim Gashi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 41-vjeçarit, Elton Javori me dy plumba në bark paraditen e sotme në Fier.




Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori,.

Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip tip Porche. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.