Kronikë

EMRI/ Identifikohet vrasësi i 41-vjeçarit Elton Javorit në Fier, ja shkaku i krimit të rëndë

13:21 - 07.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agim Gashi është autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit, Elton Javori me dy plumba në bark paraditen e sotme në Fier.




35-vjeçari Agim Gashi është shpallur në kërkim nga policia dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Dyshohet se arsyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë lidhen me prishjen e një krushqie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori,.

Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip tip Porche. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.