Kronikë

Arrestohet 60-vjeçari në Morinë, tentoi të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara

10:11 - 10.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 60-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi tentoi që të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.




Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.