Kronikë

“Hapeni rrugën”- Konflikti me armë në Korçë, zbardhen detajet si nisi sherri ku mbetën të plagosur dy persona

11:25 - 10.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në qytetin e Korçës, ku për pasojë dy persona mbetën të plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.




Mësohet se personat e përfshirë në konflikt sipas burimeve nga policia kanë qenë në gjendje të dehur.

Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që ti hapnin rrugën.

Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.