LAJMI I FUNDIT

Mësuesit të kërcënuar nga studentët, frikë për sigurinë e tyre. Si u ofenduan nxënësit myslimanë nga piktura nudo e Rilindjes: Metoda të tilla çojnë në tragjedi

18:35 - 12.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nxënësit myslimanë që shprehën zemërim pasi mësuesi i tyre prezantoi një pikturë të Rilindjes nudo në klasë do të disiplinohen”, kështu është zotuar ministri francez i Arsimit.




Një mësuese franceze në kolegjin multikulturor Jacques-Cartier u tregoi studentëve pikturën ‘Diana dhe Actaeon’ nga artisti italian Giuseppe Cesari, i cili portretizon një histori mitologjike greke në të cilën gjahtari Actaeon sheh perëndeshën Diana dhe nimfat e saj duke u larë.

Vepra, e cila përshkruan një Diana të zhveshur dhe katër shoqëruese femra, mbahet në muzeun e Luvrit në Paris, shkruan The Telegraph.

Sophie Vénétitay, sekretarja e përgjithshme e sindikatës së mësuesve të shkollave të mesme Snes-FSU, tha:

“Gjatë një ore në frëngjisht, një kolege shfaqi një pikturë të shekullit të 17-të që tregonte gra të zhveshura.”

“Disa studentë e shmangën shikimin, u ndjenë të ofenduar, thanë se ishin të tronditur”, tha zonja Vénétitay, duke shtuar se “disa gjithashtu pretenduan se mësuesi bëri komente raciste” gjatë një diskutimi në klasë.

Një prind i një nxënësi i dërgoi një email drejtorit të shkollës duke thënë se djali i tij ishte penguar të fliste gjatë atij diskutimi dhe se ai do të bënte një ankesë.

“Ne e dimë mirë se metoda të tilla mund të çojnë në një tragjedi”, tha zonja Vénétitay për BFMTV neës.

“E pamë në vrasjen e Samuel Patit. Kolegët tanë ndihen të kërcënuar dhe në rrezik”.

Mësuesit në shkollën Issou thanë se nxënësit pranuan se kishin gënjyer për ngjarjet në klasën e tyre të artit, por se dëmi ishte bërë.

“Kemi të bëjmë me prindër hakmarrës që preferojnë t’u besojnë fëmijëve të tyre sesa neve”, thanë ata.

Gabriel Attal, ministri i arsimit, vizitoi personalisht shkollën të hënën dhe më vonë tha se do të nisë një procedurë disiplinore “kundër nxënësve që janë përgjegjës për këtë situatë dhe që gjithashtu kanë pranuar faktet”.

Një ekip do të vendoset gjithashtu në shkollë për të siguruar që ajo t’i përmbahet “vlerave të republikës”, tha ai.

Stafi në shkollën e mesme Jacques-Cartier në Issou, në perëndim të Parisit, refuzoi të punonte të hënën, duke thënë se kishin frikë për sigurinë e tyre duke pasur parasysh vrasjet e fundit të dy mësuesve nga terroristët xhihadist.

Dominique Bernard u godit me thikë për vdekje nga një musliman në sheshin e lojërave të shkollës së tij në qytetin verior të Arras në tetor.

Në vitin 2020, një mësues i lëndës qytetare, Samuel Paty u ther me thikë dhe iu pre koka nga një terrorist në Conflans-Sainte-Honorine, 12 milje nga Issou, pasi ai u tregoi nxënësve të tij një karikaturë të Muhamedit në klasë.

Në një email dërguar prindërve të premten, mësuesit thanë se po ushtrojnë të drejtën e tyre për të qëndruar larg klasave për “situatën veçanërisht të vështirë” dhe “një rritje të rasteve të dhunës” si realiteti i tyre i përditshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.