Kryesore

Zgjedhjet në Serbi/ Mbyllet votimi në të gjitha qendrat, nis numërimi. Ja kë favorizojnë sondazhet!

20:46 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia ka mbajtur këtë të djelë (17 dhjetor) zgjedhjet e parlamentare, lokale e krahinore, ku kanë pasur të drejtë vote rreth 6.5 milionë banorë.




Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 , ndërsa janë mbyllur në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit. Deri në orën 18:00 kanë votuar 51.93 për qind e qytetarëve.

Sipas REL, disa sondazhe publike e nxjerrin partinë e Vuçiqit si fituese të zgjedhjeve, në rendin e dytë koalicionin e partive opozitare, dhe të tretën, Partinë Socialiste të ish-ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, që është partnere në koalicion me SNS-në.

Fillimisht do të numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale. Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Zgjedhjet e së dielës janë monitoruar nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj – numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet paraprake. Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Partitë opozitare, dhe vëzhguesit për të drejta të njeriut, e akuzojnë partinë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq, për kufizim të lirisë së mediave, mbështetje të dhunës kundër kundërshtarëve, për korrupsion, dhe lidhje me krim të organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.