Kronikë

Motori përplaset me lopën dhe më pas me një makinë, plagosen dy persona! 34-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

09:56 - 26.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, ndërsa dy persona janë plagosur.




Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 25 dhjetor,  kur motori me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.

Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit Piro Miconi, dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.

34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.