AKTUALITET

U kap në “shtëpi bari”, zbardhet dëshmia e të riut shqiptar në Britani: Më kërcënuan! Paguaj ose do të kesh pasoja

17:58 - 05.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur dëshmia e të riut shqiptar që u kap në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe.




I riu Krisjan Kumaraku u identifikua në një banesë që bastisi Policia, ku kultivohej kanabis dhe ky i fundit punonte si “kopshtar”.

Pas kontrollit të Policisë, shkruajnë mediat e huaja, u zbulua se brenda banesës ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Mësohet se gjithsej u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë

Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.