Kronikë

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO merr vendimin për 52-vjeçarin e përfshirë në trafikun e heroinës

11:10 - 07.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fraklin Xhelaj, i njohur me pseudonimin “Bebi” është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Apeli i GJKKO ka marrë sot vendimin për 52-vjeçarin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca.




52-vjeçari dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj tij, më 19 korrik 2021, GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

52-vjeçari, banues në Fier, dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë.

Njoftimi 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi:

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.