BLUETOOTH

Fotot e nxehta në Dubai, flet Alesia Bami: Ja me kë e kalova Vitin e Ri…

15:21 - 09.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e njohur sportive, Alesia Bami, mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale me postimet e saj të nxehta nga Dubai.




Bukuroshja e ekranit, në “Procesin Sportiv” u ndal dhe te lajmi i “Panorama Sport” i një dite më parë, për fotot e saj të postuara në “Instagram”, duke u ngacmuar pak dhe me Edi Manushin.

“Alesia ke mbajtur gjallë gjithë gazetën dhe publikun shqiptar”, u shpreh si fillim Manushi, me Alesian që përgjigjet: “Faktikisht vendosa që ta kaloja Vitin e Ri dhe ditëlindjen në një vend të ngrohtë sivjet, duke qenë se çdo vit e kam festuar në Shqipëri dhe u bë nami”.

Më pas ishte sërish Manushi ai që e ngacmonte duke i thënë: “Të shihnim me një çun të gjatë, 1.93. më vijnë zërat mua”, por përgjigja e Alesias ishte e menjëhershme, e cila thotë: “Jo, jo, qetësohu, kam qenë me familjarë. Kam qenë me familjen time dhe me kushërirat e mia. Qetësohuni, qetësohuni. Se nuk shkohet në Dubai vetëm për ato gjëra, shkohet dhe me familjen, se ju jeni të çuditshëm, ju shqiptarët (qesh)”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.