![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja e famshme, Selena Gomez njofton se do të largohet nga rrjetet sociale për pak kohë.
Në një video të të dashurit të saj, Benny Blanco në të cilën ai shfaqet duke u përqafuar me disa fëmijë, Sel bëri me dije se do të përqendrohet te gjërat që kanë rëndësi.
Ylli i “Only Murders in the Building” ka theksuar se do të largohet për “ca kohë”, duke mos treguar më shumë detaje.
Vendimi i saj vjen pas dramës së krijuar mes saj, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në Met Gala. Njerëzit mendojnë se skenari është ky: Selena i kërkoi Timothée që të bënte një foto dhe dëshira e saj u refuzua nga Kylie.
Në nëntor të vitit 2023, Selena gjithashtu tha se do të hiqte dorë nga rrjetet sociale, por pauza e saj zgjati shumë pak.
Shfaq Komentet (0)