AKTUALITET

VIDEO/ Edi Rama tregon arsyet pse bashkoi Ekonominë me Kulturën dhe Inovacionin në një ministri: Nuk ishte për të larguar Margaritin, por…

15:36 - 10.01.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar arsyet pse bashkoi Ekonominë me Kulturën dhe Inovacionin në një ministri.




Rama u shpreh se shkrirja tre ministrive në një, nuk u bë për të larguar ministren Elva Margariti nga ministria e Kulturës, por sipas tij, për të ndërtuar një strukturë të re që ka të bëjë me nevojën e vendit.

Kreu i qeverisë u shpreh se sektori që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë një sërë sfidash që duan një vëmendje të veçantë, si Inovacioni.

Rama: Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të ndërtuar një strukturë të re, dhe që kanë të bëjnë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicional. Në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë sepse janë një sërë sfidash që duan një vëmendje të veçantë. Inovacioni do një udhëheqje dhe një drejtim që nuk mund ta bëjë kush tjetër si ministria e ekonomisë, që duhet ta mbështesë.

Një nga problematikat më të rënda ka qenë kjoskëzimi, ne kemi pasur një qeverisjeje të kjoskëzuar dhe viktimë e kësaj kulture të dobët të shtetit është inovacioni. Është investuar në dixhitalizm edhe më parë, por janë krijujuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Parlamenti u godit se ishte një kjoskë dixhitale, jashtë sistemit. Në kushtet edhe të kësaj epoke që ka sjellë luftën kibernetike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.