Kronikë

EMRI+FOTO/ Dyshohet se u përfshi në vrasjen e dy mafiozëve grek, 36-vjeçari shqiptar poton foto të dhunshme në rrjetet sociale

13:50 - 18.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shqiptarin e dyshuar si ekzekutuesi i dy mafiozëve grek. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Xhonatan Paja, i cili duket se në rrjetet sociale postonte foto apo imazhe me mesazh të dhunshëm.




Në një nga imazhet e postuara, tregojnë pamjet e një piste me mbishkrimin “vrapo trashaluq” ose të një personi të maskuar që i drejton armën një personi tjetër që ndodhet shtrirë në tokë në kokë, janë shpërndarë nga Paja në rrjetet e tij sociale.

Ai është hetuar disa herë madje i janë bërë disa kontrolle në banesë për armë. 36-vjeçari Xhonatan Paja rezulton i arrestuar në tetor 2023 në pikën kufitare të Sukobinit si i dyshuar se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva dhe dyshohet si vrasës më pagesë.

Të përfshirë në këtë organizatë janë edhe Savas Azoidhis 38-vjeç dhe Dhimitris Kiundov 40-vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20-vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40-vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33-vjeç nga Rusi, Ilias Eminidhis 28-vjeç nga Gjeorgjia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.