Kronikë

EMRAT/ Detaje nga vrasja në Burrel! Dyshohet për hakmarrje, në 2013 viktima i plagosi vajzën 63-vjeçarit

10:56 - 21.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Vig, në Burrel, ku 63-vjeçari Islam Meta ka vrarë me armë zjarri çifte, 52-vjeçarin Petrit Kuka.




Sipas policisë, dyshohet se varasja ka lidhje me hakmarrjen, pasi në vitin 2013 viktima ka plagosur për motive të dobëta ka plagosur vajzën e 63-vjeçarit.

Pas krimit, Islam Meta ka kërkuar që të vetëdorëzohet në Polici.

Njoftimi:

Mat/informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.