Kryesore

Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes, presidenti Begaj: Jetë të gjatë shkrimtarit tonë të madh!

10:10 - 28.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj ka bërë një mesazh urimi për shkrimtarin e mirënjohur, Ismail Kadare në 88 vjetorin e tij të lindjes.




Kreu i Shtetit, teksa i uron jetë të gjatë dhe shëndet Ismail Kadaresë, shprehet shkrimtari është “një urë e fortë e jona me perëndimin”.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare!

Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne.

Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, shkruan Begaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.