Kosova

Video-skandali/ U kap duke konsumuar drogë në zyrë, shkarkohet nga detyra nënkryetarja serbe e Bashkisë

13:40 - 30.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç. Kjo lëvizje ka ardhur pas publikimit të një videoje ku dyshohet se ajo ka përdorur substanca narkotike.




“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi, shkruan RTK.
Shkarkimi i saj erdhi pasi media “Nacionale” të hënën publikoi një video në të cilën shihen zyrtarë të kësaj komune, përfshirë nënkryetaren Dragana Miletiç, duke konsumuar drogë.

Pas kësaj edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.