BLUETOOTH

FOTO/ Çmimet “Grammy 2024”, si u veshën VIP-at ndërkombëtar në tapetin e kuq

10:16 - 05.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga veshjet modeste tek ato ekstravagantet, yjet ndërkombëtar kanë shkëlqyer në tapetin e kuq për ndarjen e 66-të, të çmimeve Grammy.




Këngëtarja Miley Cyrus ktheu kokat e pjesëmarrësve me një fustan Maison Margiela që dukej se ishte i ndërtuar tërësisht nga një rrjetë ari.

Fustanet e zeza kanë zënë vendin kryesor në skenën e shumë prej tapeteve të kuq më të mëdhenj të këtij viti, dhe disa pjesëmarrës vazhduan trendin edhe në Grammy, ku më shumë spikati Lana Del Rey.

Por ishin veshjet e bardha, kremi dhe ngjyrë fildishi i dhanë tonin mbrëmjes, duke filluar nga e thjeshta dhe elegante deri te përpunimet e lavdishme.

Ndërsa një nga ardhjet më të papritura të natës, Taylor Swift, nuk zhgënjeu me një fustan të bardhë të stilit Schiaparelli dhe doreza të zeza opere.

Pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve Grammy ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.