Kosova

“Mesazhi ka qenë shumë i qartë”, ambasadori i SHBA në Prishtinë: “Dinari” ka ndikuar në raportet me Kosovën

12:31 - 16.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur sërish për Rregulloren e BQK-së, dhe çështjen e ndalimit të dinarit.




Ai në një konferencë për media, ka thënë se mesazhi i SHBA-ve ka qenë i qartë për këtë çështje, dhe se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore.

“Sekretari James O’Brien foli për këtë çështje këtë javë dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë, mesazhi im ishte qartë. Ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjithashtu ka qenë mjaft e qartë. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore. Ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe në publik dhe i kemi ngritur edhe në privat”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka shtuar se “ne kërkuam nga qeveria që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje”.

Ambasadori tutje ka shtuar se kanë kërkuar dy gjëra.

“Së pari, duhet të ekzistojë një procedurë që Serbia të transferojë fondet në përputhje me rregulloren e bankës qendrore, por që plotëson standardet dhe praktikat evropiane të qeverisjes së mirë. Vendosja e kësaj procedure duhet të diskutohet në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne presim që Kosova dhe Sebria të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë.

Së dyti, ndërkohë që po punohet për vendosjen e këtij procesi afatgjatë, duhet të ekzistojnë dispozita të përkohshme, që e lejojnë Serbinë të vazhdojë të ofrojë fonde për shërbimet e nevojshme sociale, kjo përfshin pagesat e përfitimeve sociale si pensionet dhe pagesat për prindërit e vetëm. Deri tani nuk kemi parë asnjë përpjekje”, tha Hovenier.

Ndër të tjera, ambasadori amerikan ka thënë se ndihmës-sekretari i Shtetit, James O’Brien, shprehu keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.

“O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka deklaruar Hovenier.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.