Kronikë

I vuri flakën dy automjeteve dhe lokalit të 62-vjeçarit, identifikohet autori! Policia shpall në kërkim 57-vjeçarin

11:17 - 19.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 57-vjeçar, i cili dyshohet se dogji me benzinë një lokali dhe 2 automjeteve në pronësi të një 62-vjeçari në Lezhë, është shpallur në kërkim nga policia.




Njoftimi i policisë:

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.