Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktori i njohur Chris Gauthier ka vdekur në moshën 48-vjeçare.
Gauthier i lindur në Luton të Britanisë, ishte i njohur për rolin e ‘Smee’ në serialet e filmit aksion “Once Upon a Time”.
Po ashtu edhe kompania Tristar Appearances/Event Horizon Talent, konfirmoi se Gauthier vdiq të premten pas një beteje me një sëmundje dhe se familja kërkon privatësi në këtë çast të vështirë për ta.
“Humbja e tij ndihet jo vetëm nga fansat e tij, por edhe nga ne që patëm fatin ta njihnim më personalisht.
Në emër të familjes së tij, kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të pikëllohen siç duhet”, thuhet në deklaratë.
Shfaq Komentet (0)