Kryesore

Moda në zi, ndahet nga jeta stilistja e njohur

10:18 - 02.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stilistja dhe ikona e modës amerikane Iris Apfel ka vdekur në moshën 102-vjeçare. Apfel arriti kulmin e famës së saj në vitet 1980 dhe 90, por ishte një fytyrë e njohur në shfaqjet e modës në Paris për më shumë se gjysmë shekulli.




Ajo gjithashtu u shërbeu një mori klientësh të famshëm, duke përfshirë Greta Garbo dhe Estée Lauder.

Vdekja e saj u njoftua në një postim në Instagram, ku u publikua një foto të Apfel me syzet e saj të njohura të rrumbullakëta.

Dizajneri amerikan Tommy Hilfiger ie quajti Apfel një lidere në botën e tekstileve dhe stilit, që “do të mbetet në histori”.

“Iris Apfel është bërë një ikonë e modës me famë botërore për shkak të talentit të saj të jashtëzakonshëm jo vetëm si artiste, por edhe si influencere”, tha ai.

“Ajo ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm te kaq shumë njerëz me zemrën e saj të madhe dhe kontaktin magjik me këdo që takon.”

E lindur në një familje hebreje në Nju Jork në vitin 1921, Apfel fillimisht studioi historinë e artit dhe u specializua në dizajn, veçanërisht tekstile.

Ajo punoi si dizajnere për dekada, duke përfshirë projektet e restaurimit në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të bëhej stiliste në të 80-at e saj dhe një modele profesioniste në moshën 97-vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.