Kryesore

“Mjeshtëria e tij më ka befasuar”- Rektori i Universitetit “Luarasi” promovon dy librat e rinj/ Namik Dokle: Et’hem Ruka shkruan saktë, duket sikur të merr për dore dhe të çon në laboratorët e jashtëzakonshëm të Parisit

16:42 - 06.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Parlamentit, njëherësh shkrimtari Namik Dokle ka qenë i pranishëm në ceremoninë e promovimit të dy librave të Rektorit të Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka.




Në një ceremoni të organizuar pranë Universitetit Luarasi, ku u promovuan librat, “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”, ishin të pranishëm dhe shumë figura të njohur të politikës, por edhe të botës akademike.

Ndërkohë që të pranishëm ishte dhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ish kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryeparlamentarja, Valentina Leskaj.

Gjatë fjalës së tij, Namik Dokle është shprehur se ka mbetur i impresionuar në mënyrë se si profesor Ruka shkruan në librat e tij.

“Një tipar i librit është dashuria për njeriun, është dashuri për njeriun për jetën nga lindja deri më sot dhe nga sot dhe deri gjithë kohën që këto libra do jetojnë dhe besoj do jetojnë më gjatë se jeta njerëzore.

 

Ndërkohë që një tjetër tipar është dashuria për dijen, për dijen dhe dijetarët dhe kjo jo në kuptimin thjesht njerëzor, sepse atë e ka që e ka Et’hemi, por në aspektin e dijes. Ata janë të i prinë shoqërisë, qoftë këto dije të Shkencave të Natyrës, të Ekonomisë, Filologjike, Sociale, etj etj.

Këtu flas për Et’hemi për Shkencën Biologjike, në këtë aspekt mendoj që Et’hem Ruka shpreh që përveç vetvetes, edhe pse mundohet të shmanget herë pas herë nga vetvetja, të jetë sa më modest, por ai shpreh një respekt të jashtëzakonshëm për ata që e bënë E’them Rukën ky që është. Që nga mësuesi i klasës së parë, edhe te profesori i fundit i shkencave të natyrës, apo te profesorët në Francës, etj etj.

Ky respekt e bën Et’hem Rukën të respektueshëm, ashtu siç e përmendi dhe prof. Tarifa, është një intelektual me impakt të jashtëzakonshëm shoqëror dhe kjo është një meritë e madhe

Tipat tjetër i librit është mirënjohja. Populli thotë: mos mirënjohësi është biri i batakçiut.

Në këtë libër unë mendoj që kemi një poemë mirënjohje. Et’hem Ruka shkruan me aq dashuri për njerëzit që i kanë dhënë dorën, megjithëse ai me vullnetin e tij dhe këmbënguljen e tij i ka hapur rrugën vetes, por ama në këtë rrugë ai ka patur dhe miq dhe njerëz që i kanë treguar rrugën, ata që e kanë mbështetur dhe i kanë treguar entuziazmin për arritjet e tij dhe Et’hem Ruka është mirënjohës deri në kulm.

Përveç të tjerave mendoj që një nga elementët e librit është vullneti për të kapërcyer vështirësitë dhe për të qëndruar më këmbë në tokë në çdo moment të jetës dhe të punës.

Duke ia njohur vlerat vetes me modesti sepse modestia e tepruar nga njëherë kthehet në të kundërtën.

Një bisedë në tren por që flet shumë, e pyet dikush në tren: Ku shkon mor djalë? Shkoj në Tiranë. Pse? Jam emëruar profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Et’hemi thotë është një mik shumë i madh. PO kush është ai? Diploma ime me të gjitha 10. Ky është njeriu që ndeshet me vështirësitë dhe fiton mbi vështirësitë.

Mjeshtëria e të shkruarit të këtyre dy librave mua më ka befasuar. Unë mendoj që Ruka ka një narativë të jashtëzakonshme. Kur lexova librin mendova dy gjera, shkruan aq saktë saqë duket sikur të merr përdore dhe të çon te ai oborri, te porta e shtëpisë, te oxhaku që nuk nxjerr tym, te saksitë e borzilokëve të nënës të cilët tashmë janë tharë. Sikur të merr për dore dhe të çon tek shkallët, te auditorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sikur të merr përdore dhe të çon të ato laboratorët e jashtëzakonshëm shkencor të Parisit. I tregon me një saktësi të jashtëzakonshme dhe me një vëmendje të jashtëzakonshme sa unë njëherë e kam pyetur Et’hemin: Ore ka mbajtur shënime për të gjitha këto? Përgjithësisht Et’hemi mban shënime, por jo për këto që ka ky libër, mban shënime për ato elementët shkencor. Po këtu është një kujtesë e jashtëzakonshme, e cila vjen nga dashuria për jetën dhe dashuria për njerëzit me të cilët ka jetuar”, theksoi Dokle.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.