KULTURË

Ismail Kadare nominohet për çmimin “Booker” me veprën “Kur sunduesit grinden”

10:41 - 14.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është nominuar për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize 2024”.




Sivjet nominimi bëhet për veprën “Kur sunduesit grinden” “A Dictator Call”, përkthyer nga John Hodgson. Njoftimi u bë nga vetë “The International Booker Prize”. “A Dictator Calls” ishte në listën e gjatë për çmimin ndërkombëtar “Booker 2024”, i shpallur më 11 mars 2024.

“Kur sunduesit grinden” është vlerësuar nga juria për meditimin magjepsë mbi Rusinë sovjetike, autoritarizmin dhe një kohe që nxori shkrimtarë të mëdhenj. Rrëfimi ngrihet mbi telefonatën e Stalinit me shkrimtarin Boris Pastrenak, ndërsa diskutohet arrestimi i poetit tjetër sovjet Osip Madestam.

Nga tri minuta telefonatë, nis gjithë trilli misterioz i kësaj vepre. Në vitin 2005 Ismail Kadare ishte fitues i këtij çmimi, i njohur ndryshe si “Nobeli tjetër”, me novelën “Ditë kafenesh”. “Urimet më të përzemërta shkrimtarit Ismail Kadare, një rast i rrallë që propozohet dy herë për këtë çmim për “më të mëdhenjtë prej të mëdhenjve”, – thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.