OPINION

“Çështja Beleri”, marrëveshja detare dhe trysnia e Greqisë ndaj Shqipërisë

10:39 - 20.03.24 Myslim Pasha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Myslim Pasha




1.“Çёshtja ‘Beleri’ zbret! Rindizet ‘Deti’!

Ndёr marrёdhёniet e fqinjёrisё, me Greqinё, dukshёm del nё pah se fqinji ynё jugor, ka shfaqur gjithёherё njё superego tё epёrme, e cila i ka dёmtuar popujt tanё tё arrijnё njё pёrkim miqёsor dhe human aq tё tё kёrkuar nё Ballkanin Perёndimor. Ёshtё fjala pёr tё kapёrxyer problemet aq tё njohura historike, qё ende nuk janё zgjidhur. Nё hullitё e sё nesёrmes dalin, dhe po me tё njёjtёn prirje kёto marrёdhёnie acarohen duke mos dhёnё shpresё pёrmirёsimi. Kohёt e fundit. Çёshtja Beleri, me gjithё rёndёsinё e saj nuk mund ta kapёrxente dot Çёshtjen e Detit, pёr nga dimensionet e saj, si edhe pёr kёtё stёrzgjatje 15 vjeçare.Tani ‘Deti’, del prapё nё dukje, kur shikohen dhe analizohen mёnyrat e trajtimit tё tyre.

Kohёt e fundit pas ftohjes sё Çёshtjes ‘Beleri’, po ridel nё pah mosmarrёveshja lidhur lidhur ‘Çёshtjen e Detit’ me 15 vjet nё dallgёzim “ qё ka të bëjë me përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, të cilat u rishfaqën pasi Tirana u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar në 2009…”*) siç thonё analistёt dhe diplomatёt grekё

2.Marёveshja detare e viti 2009, rizgjohet

‘Deti i 2009-s’, nё tё vёrtetё  ishte njё dhuratё qё iu blatua Greqisё, pёr atё projekt tё pёrgatitur prej saj, tё firmosur dhe tё festuar aq pabesueshёm, nga Sali Berisha dhe qeveria e tij. Sot e kёsaj dite nuk thuhet shkoqur se Shqipёria do tё pёrmendet nё njё rast unikal, kur nё tё Drejtёn Detare Ndёrkombёtare, kjo Marrёveshje, e nismua nga tё dy palёt dhe u festua nё njё stinё mirёkuptimi. Kjo ishte, sa hap dhe mbyll sytё, se gёnjeshtra dhe mashtrimi i kanё kёmbёt e shkurtёra, çka solli skandalin, kur Oponenca ligjore e pavarur shqiptare zbuloi brenda njё nate se çfarё fshihej nё atё dokument delimitimi.

Komponenti shkencor i pavarur kish hasur njё “pushtim” hapёsinor Detar nё Detin Jon tё Veriut, nё njё gjatёsi rreth 114 km, dhe tёrthore, si Det Territorial dhe Hapёsirё  Ekonomike Ekskluzive nё Ngushticёn e Otrantos, nё njё sipёrfaqe prej 350 km2. Kjo qё ndodhi, nё aspektin e Marrёdhёnieve dypalёshe ёshtё pёrgjegjёsi e Republikёs sё Shqipёrisё, kur opozita politike e saj, nuk kish arritur tё pёrcillte nё marrёveshje njё realitet tekniko ligjor tё vertetuar e provuar sipas UNCLOS-82(The United Nations Convention on the Law of the Sea)e vitit 1982.

Republika e Greqisё , pёrfitoi njё dokument tё firmosur nga Qeveria Shqiptare por tё pa kaluar nё Parlament, çka e ka bёrё qё ecuria zyrtare tё bart njё rast unik. Pala greke ka luajtur me kёtё rast tё rrallё, ndaj edhe pas 15 vjetёsh, e pёrdorin atё marrёveshje si tё mirёqёnё nё krahun e tyre, çka nuk ёshtё normale. Ky dokument delimitimi, ka brenda tij gjithё shkeljet e Ligjit tё Detit, tё cilat u vertetuan nga Gjykata Kushtetuese e Shqipёrisё qё e hodhi poshtё si Antikushtetuese. Nё negociatat e bёra midis tё dy ekipeve teknike dhe diplomatike nga pala greke ky dokument nuk ruhet vetёm si nё arkiv por si njё referim ndaj qёndrimit tё Shqipёrisё.

Prandaj edhe nga ana e analistёve , studiuesёve, nёpёr mediume greke, sulmohet pala shqiptare, se “ Tirana ёshtё tёrhequr nga Marrёveshja e vitit 2009.” Kjo terminologji dhe qёndrim pёrdoret kohёt e fundit edhe nё ‘EKATHIMERINI’*) Çdo Tёrheqje qё ёshtё bёrё, bart nё vete vёrtetёsinё ligjore sipas Ligjit tё Detit, pranuar nga tё dy palёt. Mbёshtetja nё dokumentin e 2009-s ёshtё e pavёrteta, qё ia heq tё drejtёn pёrdorimit tё lojёs sё padrejtё dhe antiligjore. Kjo ёshtё baza dhe mbёshtetja kur pёrdoret referimi ndaj kёtij dokumenti qё nuk bёn gjё tjetёr veçse sjell zvarritjet e njohura.

3. “Epërsia europiane” ekstreme*)e Greqisё dhe trysnia ndaj Shqipёrisё!

Akuzat e padrejta qё i bёhen Republikёs sё Turqisё!

Prej kёtu Greqia, po aq padrejtёsisht sulmon Republikёn e Turqisё, sikur ajo qёndron pas kёsaj “ tёrheqjeje tё Tiranёs*) “  si njё ndikim, duke e ndёrlikuar   Sigurinё Ballkanike dhe Mesdhetare tё Shqipёrisё dhe Greqisё.  Dihet qё Turqia, ka me Greqinё njё Çёshtje tё ngjashme, pёr brigjet detarё kundruall njёritjetrit, kur krahu verilindor ёshtё mё ishuj dhe platforma shkёmbore detare, ndaj dhe historikisht nga Turqia  njihet njё  Casus Belli ( akt dhe situatё provokimi, pёr gjёndje lufte)

E vёrteta shkencore dhe Ligjore Ndёrkombёtare, diblikohet nё mёnyrё tё paskrupullt pas termave dhe dredhive . Analistё dhe politikanё grekё tё sёrёs sё lartё kohёt e fundit, e trajtojnё se “ Me shfaqje të vazhdueshme të “epërsisë europiane” ekstreme*), ne kemi pranuar të gjitha llojet e tërheqjeve e lëshimeve, sepse i kemi siguruar interesat tona në çështje të tjera. Prej vitesh kemi supozuar se ishim vetëm disa hapa nga arritja e një lloj marrëveshjeje për zonat detare, duke e lënë çështjen të zvarritet. Madje ne e mbajtëm marrëveshjen e 2009 që të mos ratifikohej nga Parlamenti i Greqisë për hir të kësaj perspektive, etj e etj*) duke iu larguar tё vёrtetёs Ligjore Ndёrkombёtare.

Mund tё zbulohet po aq dukshёm, se gjatё viteve 2018, 2019 janё bёrё negociata midis tё dy ekipeve teknikё e diplomatike tё cilat nuk kanё qёnё tё tejdukshme, pёr opinionin e dyanёshёm, por ku dallohet fshehja pas ngefosjes Greke “tё epёrsisё Europiane ekstreme ”*) tё saj  pёr  trysninё e Greqisё aq megalomane duke diktuar dhe paralajmёruar pёr pasojat nё integrimet Eurpiane tё Shqipёrisё tё cilat nuk kanё vend nё trajtime tё tilla  tekniko ligjore shkencore, e ndaj nuk mund tё pranohen. Ja se si, ata po i rikthehen edhe njё herё marrёveshjes sё 2009—s*) “ duke bёrё sikur kishin mashtruar disi shqiptarёt dhe se kishin nevojё pёr njё marrёveshje tё re…” (cituar nga i njёjti shkrim)

4. Kush ishte modeli i pёrvijimit detar?Trysni serioze ndaj Tiranёs!

Flitet pёr njё ‘paradigmё’ qё nё themel dhe dukje, do t’i sillte Greqisё njё pёrfitim tё padrejtё e tё pavёrtetё, nё ‘pushtimin’ e sipёrfqeve detare, çka ёshtё kundёr UNCLOS-82 …” duke afruar kufirin midis brigjeve tё tё dy vendeve, e duke dhёnё ndikim tё plotё mbi ishujt nё çdo juridiksion. Kjo paradigmё sipas autorit*) buroka nga …vet Ligji i Detit i cili nuk mund tё konceptohet jashtё atij modeli dhe paradigme. Kёsilloj, ishujt grekё, platformat shkёmbore detare, si Othoni, Erikuza, Pleshti (shkёmbi Barketa) Serpa etj dhe vet Gjiri i Sarandёs, do tё kishin po ashtu njё peshё vlerёsimore, tё barabartё me Dheun Kontinental shqiptar qё ёshtё Antikushtetues.

“Ky ёshtё konfirmim i qendrimeve tё vjetra tё Greqisё nё zonat detare.”drejt njё absurdi tё superegos sё Greqisё. Kuptohet qartё se,sipas tyre, kudo qё tё shkojё Marrёveshja detare, tej edhe Gjykatёs sё Drejtёsisё nё Hagё, ajo, u dashka qё tё plotёsojё  synimet e Greqisё …dhe pёr kёtё “ duhet tё  ushtrohet presion serioz mbi Tiranёn”*)

Analistёt grekё dhe porsitёsit e vonuar tё veprimit dhe diktimit ndaj Shqipёrisё pёr kёtё problem, janё zbuluar qё natёn e parё tё firmёs sё tradhёtisё, nё vitin e largёt 2009. Greqia, sёrish, edhe pse Çёshtja e Detit midis tё dy vendeve, ёshtё duke shkuar nё Gjykatёn e Drejtёsisё nё Hagё, ora e fqinjёve tanё tё padrejtё dhe tё pavёrtetё, ka ngelur tek njё pazar anakronik i shёnjuar nё vitin 2009, qё nuk mund tё pёrsёritet. Sa tё mbrapshtё kanё mbetur, me kёtё logjikё, sa tё padrejtё, nё skenёn ballkanike e po kёshtu me trazim, nё gjeohapёsirat detare Mesdhetare.

Akuzohet Republika e Turqisё, sikur ajo qёndron pas Shqipёrisё, dhe se tё dy shtetet,  anёtarё tё NATO-s, ndёrtokan situata me intriga, ndaj shteteve dhe kombeve tё tjera , kjo mbetet vetёm njё fantazmё e rrezikshme, jo vetёm nё gjeohapёsirёn Ballkanike.

Ёshtё shumё anakronike por edhe me njё regjisurё groteske si tё nxjerrёsh dhjamё nga pleshti…duke bёrё pretendime qesharake se “pёr Greqinё ёshtё detyrimi ynё tё nxjerrim nё pah dimensionin Europian…*)” duke kёrkuar hapёsira tё paqёna vlerash , tё cilat nё radhё tё parё duken nё marrёdhёniet bazё tё fqinjёsisё.

Studiuesit grekё e kanё njё mbyllje edhe pёr kёtё shkrim, kur propozojnё njё vёshtrim tё ri tё marrёdhёnieve me Shqipёrinё “ siç ёshtё shkundja e pluhurit nga marrёveshja e nёnёshkruar e 2009-ёs.

Ç’do tё dalё prej asaj shkundjeje? ‘Pluhur’ vetёm ‘pluhur i harrimit’


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.